Alumni "Barleti" nuk është vetëm një zyrë administrate, mes të tjerave, në gjirin e Universitetit Marin Barleti.
është pa dyshim më shumë se kaq. Ajo është konceptuar dhe ndërtuar për tu shndërruar në një të ardhme të
afërt në një pikë takimi të përhershme midis Universitetit, administratës së tij, shërbimeve që ai afron me
studentët që kanë apo janë duke përfunduar studimet në auditorët e tij. Lidhja midis një njeriu dhe
universitetit ku ai ka studiuar mbetet gjithmonë e pashlyer në kujtesë dhe kjo për gjatë gjithë jetës së tij. Por
ambicja jonë kërkon pa dyshim më shumë se një nostalgji që hera-herës zgjohet e të mbush me emocion.
Me projektin tonë ALUMNI "BARLETI" ne synojmë t'Ju kemi gjithmonë pranë. Dhe t'Ju jemi pranë. Për të
krijuar së bashku një forcë dhe vullnet pozitiv të aftë të mobilizojë, energjinë e të gjithë atyre qytetarëve që
periudhën më të bukur të jetës e kaluan së bashku në auditoret e Universitetit "Marin Barleti"
Ne dëshirojmë të ngremë së bashku me Ju, një komunitet të ri alumni i cili, nëpërmjet aktiviteteve të
përbashkëta, studimeve, shkëmbimeve dhe projekteve do të bëj të mundur zhvillimin e mëtejshëm e të
pandërprerë të universitetit, të studentëve të tij dhe shoqërisë civile në përgjithësi.