Kohët, kanë ndryshuar prej kohësh edhe në Shqipëri, për sa i takon tregut të punës. Nuk ndeshemi shpesh më me punë të sigurta. Karrierat personale janë jo gjithmonë të lehta sepse edhe tregu i punës sidomos falë edhe krizës së madhe ekonomiko-financiare është vazhdimisht në ndryshim. Përballë një bote të tillë gjenden sot ish studentët tanë.
E rëndësishme është se ata nuk janë vetëm. Përkrah tyre ata do të vazhdojnë të kenë Universitetin e tyre. Dhe falë vizionit të tij modern, ky universitet e ka kuptuar se përvec të tjerave ish studentët e tij në përballje me botën kanë nevojë, më shumë se gjithcka për një përditësim të vazhdueshëm të dijeve të tyre. Nëpërmjet Formimit të Vazhdueshëm Universiteti Marin Barleti do të jetë gjithmonë pranë tyre...për të dhënë përgjigjet e duhura.