Universiteti Marin Barleti është padyshim një studiues dhe vëzhgues i hollë i realitetit Shqiptar dhe në mënyrë
të vecantë i tregut të punës vendas. Në këto kushte për ish studentët e tij, ai përfaqëson një mundësi reale
për tu shfrytëzuar në rrugën e gjatë e të vështirë të karriarave personale. Një mundësi më shumë, një
propozim i ri, një horizont i panjohur më parë do të mund të jenë të vlefshëm gjithmonë për Barletasit tanë.
Dhe kjo rubrikë është konceptuar dhe ndërtuar vec për këtë...
Ç'do student është i përgjegjshëm për karrierën e tij. Sigurisht me ndihmën tone.
Ky është një projekt ambicioz dhe mjaft kërkues, ç'ka synon jo vetëm ruajtjen e lidhjeve të gjera, të krijuara gjatë viteve të studimit, rivendosjen e lidhjeve të vjetra, krijimin e lidhjeve të reja por edhe mbështetjen e të sapodiplomuarve, të rinjve që bëjnë përpjekjet e para për t'u integruar shpejt në tregun e punës.
»
Shko në faqen e Zyrës së karrierës Alumni