Faqe Kryesore Misioni Shërbime Shoqata Publikime Kontakte
 
ZYRA E KARRIERËS ALUMNI
Është një faqe kushtuar karrierës dhe orientimit profesional, është argëtuese, është për tërë jetën ...
SHTËPIA E IDEVE / PROJEKTE
Ti ke një ide, një projekt dhe je pjesë e Komunitetit Alumni Barleti. Mos prit por ndaje me ne sepse së bashku mund ta bëjmë realitet.
FORMIMI I VAZHDUESHËM
Formimi i vazhdueshëm do të thotë të mbahen raporte shumë të ngushta me shkollën edhe pasi diplomoshesh dhe ky raport vazhdon gjatë gjithë jetës. Në këtë mënyrë ai konsiderohet si instrument promovimi individual , me anë të të cilit ndryshon edhe aspekti profesional.
është tashmë një fakt i njohur, prej mëse dy vitesh në tregun e punës Shqiptar është i pranishëm një numër i konsiderueshëm të diplomuarish nga auditoret e Universitetit Marin Barleti. Të diplomuar në Anglisht, Matematik Financiare, Matematik Administrimi, Psikologji, Shkenca Politike, Financë, Menaxhim dhe tash së fundi edhe Drejtësi ata ndikojnë me dijet dhe profesionalizmin e tyre në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë. Në të njëjtën kohë ata i prezantojnë publikut Shqiptar në mënyrën më të mirë vlerat e pakontestueshme të Universitetit tonë.
Të shpërndarë dhe punësuar në fusha të rëndësishme të zhvillimit të vendit, me kohë ata përbëjnë një komunitet të rëndësishëm krijuar dhe forcuar nga një raport bashkëveprimi të vazhdueshëm midis tyre dhe universitetit të tyre.
Falë një vizioni modern të Universitetit, ish studentët tanë, mbeten përgjithmonë pjesë përbërëse e familjes Barleti. Nëpërmjet nismave të ndryshme, projekteve dhe bashkëpunimeve midis alumnëve, universitetit por dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm të jetës politike dhe social-ekonomike Shqiptare dhe më gjerë, mbahet dhe forcohet ky rrjet qytetarësh të këtij vendi, të cilët në një nga periudhat më të bukura të jetës, patën një gjë të përbashkët që i lidhi më pas përgjithmonë, ishin të gjithë BARLETAS.
» Perfshihu edhe ti ne Shoqaten Alumni Barleti

Shoqata Alumni Barleti është më shumë se një numër i konsiderueshëm ish-Barletas. Ai është një komunitet që lëviz, që ndryshon, që rritet vazhdimisht duke kontribuar në jetën e secilit antar, të universitetit, të shoqërisë Shqiptare në përgjithësi, duke e bërë më të bukur atë, më miqësore dhe më tërheqëse. Ish-Barletasit bashkohen në shumë pika dhe ndajnë së bashku eksperienca nga më të larmishmet.
» Shiko te gjithe anetaret e Shoqates Alumni
PËRFSHIHU
Bëhu dhe ti pjesë e komunitetit Alumni Barleti. Ke nevojë të njohësh dicka më shumë. dëshiron të ndash dicka me ne. Nëpërmjet dialogut dhe kontaktit mund të lindin ide të reja, mundësi të reja për ty dhe për secilin prej nesh. Dhe ka shumë mënyra për ta bërë këtë. Ja disa prej tyre...