sq Kanali i Lajmeve dhe Aktiviteteve Alumni - Universiteti Marin Barleti Ketu mund te informoheni mbi lajmet dhe aktivitetet me te fundit te Alumni te Universitetit Marin Barleti Fri, 18 May 2012 22:11:42 +0200 Zend_Feed_Writer 1.11.11 (http://framework.zend.com) http://alumni.umb.edu.al/ "Histori suksesi e Barletasve" Alumni 2012
Ky është organizimi i parë i këtij lloji dhe synon të kthehet në një traditë. Ky rikthim në auditor u karakterizuar nga një frymë mirënjohjeje e dyanshme: qoftë e studentëve për formimin e marrë pranë institucionit tonë, qoftë e Universitetit Marin Barleti për arritjet e ish studentëve të tij.

U quajt "Histori suksesi e Barletasve" sepse, përpos formimit të marrë në auditorët e Universitetit, këta ish studentë u shndërruan në profesionistë të vërtetë në fushat e tyre të studimit.

Figura qendrore e këtij takimi ishte ish studenti i UMB, Erkand Qerimaj, i cili, në europianin e peshëngritjes në Antalia të Turqisë, nderoi jo vetëm veten dhe gjithë shqiptarët, por edhe Universitetin me medaljen e artë që morri. Fjalë shumë domethënëse dhe të sinqerta tha z. Marenglen Spiro, rektori i Universitetit Marin Barleti, por edhe Prof. i nderuar i Akademisë së Shkencave, Z.Gudar Beqiraj.

Ata u shprehën se Erkand Qerimaj, ashtu siç është një profesionist në sportin e tij, ashtu siç e bën me pasion dhe përkushtim këtë sport, shumë i mirë do të jetë edhe në fushën ku ka kryer studimet, në atë të drejtësisë.

Më pas fjalën e mori ish studentja e shkëlqyer e degës Financë – Kontabilitetit, Bora Angjele, e cila u nderua më çmimin " diploma më e mirë e vitit 2011", çmim i dhënë nga banka e Shqipërisë. Gjatë fjalës së saj Bora u shpreh se kishte pasur gjithë mbështetjen e pedagogëve që ky punim të dilte sa më mirë dhe se ishte shumë e lumtur për çmimin e marrë.

Më pas, me radhë, të pranishmit dëgjuan historitë dhe kujtimet e mjaft ish studentëve të tjerë, si Marcela Kereku, Oltiana Habib, Robert Çelo, Rezarta Stafalla, Albana Ramabanaj, etj. Gjithashtu Edlira Osmani, aktualisht studente masteri në Austri dhe Eda Karaiskaj, studente në master në Itali, në pamundësi për të ardhur dhe me shumë dashuri dërguan për këtë aktivitet videot e tyre përshëndetëse.

Axhenda e këtij aktiviteti u pasua nga një koktej për nder të pranishmëve dhe nga një galeri fotosh, si një kujtim shumë i vyer nga Universiteti. ]]>
http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=175 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=175
Barletasi Erkand Qerimaj, i pari i Europës
Krenaria e Universitetit "Marin Barleti", i diplomuar për drejtësi në vitin 2010, u rendit i dyti në shkëputje me 158 kg, duke marrë medaljen e argjendtë dhe i pari në shtytje me 190 kg, duke merituar medaljen e artë me 348 kg në dygarësh.

Flamuri i Shqipërisë u ngrit lart në këtë kampionat ditën e 12 prillit dhe na bëri të gjithëve ne barletasit të ndihemi krenarë për ish studentin tonë.

Dhe sot mund të themi me krenari se jo vetëm Shqipëria, por edhe UMB nderohet me medalje ari. Bravo Erkand, suksese të mëtejshme në Lojrat Olimpike të Londrës!!!]]>
http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=94 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=94
Kërkimi për punë në mënyrë me efektive, Anegino në UMB
Anegino është një kompani rekrutimi dhe ndërmjetësimi midis bizneseve dhe punë kërkuesve, praktikë e cila aplikohet së fundmi edhe në vendin tonë.


Prezantimi kaloi në disa etapa shumë të vlefshme për studentët si më poshtë vijon:
  • Prezantimi i kompanisë, dhe pse është i rëndësishëm ky lloj aplikimi online për punë;
  • Si duhet plotësuar një CV online dhe cilat janë pikat më të forta që ajo të jetë e suksesshme dhe tërheqëse;
  • Cilat janë disa nga punët online që ka publikuar Anegino;
  • A është eksperienca e punës e rëndësishme në një format të tillë dhe a praktikohet me sukses ky lloj varianti;
  • Cilat janë pritshmëritë e studentëve në lidhje me bizneset dhe e kundërta.
Një kohë e konsiderueshme iu rezervua edhe seksionit pyetje - përgjigje, ku studentët dhe veçanërisht ata të vitit të fundit të degëve shkenca politike dhe menaxhim - biznesi u interesuan të dinin nëse ky lloj aplikimi online për punë ka sukses dhe rezultat. Gjithashtu gjatë prezantimit disa prej tyre krijuan edhe profilet përkatëse.

Z. Polat u tregua i gatshëm t'i jepte përgjigje çdo pyetjeje në mënyrë që studentët të krijonin një ide se si funksionon kompania Anegino. ]]>
http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=93 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=93
Barletasja Bora Angjele, fiton çmimin " Diploma më e mirë e vitit"


Ky dokumentar, i cili zgjati për rreth 25 minuta, ishte i ndarë në dy pjesë.
Pjesa e parë i kushtohej historikut të Bankës së Shqipërisë. Banka u krijua më 4 tetor 1913 dhe sipas Ismail Qemalit në atë periudhë mund të konsiderohej si fitorja e dytë pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Ajo që ja vlen të përmendet është edhe fakti se në shkurt të vitit 1926 kjo bankë hodhi në qarkullim monedhën e parë kombëtare shqiptare dhe për 10 vjet veproi në kushte monopoli.

Sot Banka e Shqipërisë i kushton një vëmendje të veçantë brezit të ri, veçanërisht edukimit të tij, sepse një kulturë e duhur në fushën e financave garanton mirëqenien dhe përparimin e vendit.

Pjesa e dytë e dokumentarit i kushtohej çmimit të guvernatorit për "Diplomën më të mirë të vitit". Kjo traditë ka nisur që në vitin 2006 dhe për vitin 2011 çmimin e fitoi Bora Angjele, e diplomuar në Universitetin "Marin Barleti"në Master në Financë-Kontabilitet. Tema e trajtuar në diplomë ishte " Sistemet e pensioneve".

Një nga mentorët e saj, Prof. Novruz Koçi, në një intervistë të dhënë, pasi falënderoi guvernatorin e bankës për çmimin, u shpreh për cilësinë e temës së ish- studentes së tij. Kjo temë nën opinionin e tij ishte e ndërtuar dhe e strukturuar mirë dhe mbi të gjitha e vlerësuar drejt. Prof. Koçi foli edhe për frymën e bashkëpunimit midis pedagogëve dhe studentëve që ekziston në universitetin Marin Barleti.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për vlerësimin që iu bë punimit të studentes Bora Angjele edhe nga një institucion tjetër jashtë universitetit duke marrë vlerësimin maksimal. Në këto rezultate sigurisht që ka një meritë të veçantë edhe universiteti Marin Barleti për format e bashkëpunimit dhe politikën e seksioneve shkencore që ndjek.

Studentja Angjele, e cila punon në Drejtorinë e Programeve Satelitore pranë Radio-Televizionit Shqiptar, fitoi çmimin e parë me temën "Sistemet e pensioneve", ku trajton një problem mjaft interesant, parë jo vetëm nga këndvështrimi ekonomik, por edhe ai social.

Ajo është një temë e shumë diskutuar së fundmi, që ekziston edhe në formën e një projektligji. Bora shprehet se "asnjë vend nuk ka një model të caktuar fiks në sistemin e pensioneve, madje ato aplikojnë 2-3 skema, forma, shkrijnë sistemet private me ato shtetërore, dhe Shqipëria synon të adoptojë modelin dhe skemën më të mirë ".

Diploma e saj, e konsideruar një kërkim shkencor i mirëfilltë e që përmban një pyetësor prej 45 anketash të realizuara me persona të punësuar por afër moshës së pensionit, vë në dukje mangësitë e sistemit të pensioneve dhe jep rekomandime se si duhet të ndryshojë kjo skemë në përputhje edhe me parimet evropiane, pa u bërë barrë për buxhetin e shtetit.

Në fund të intervistës Bora shprehet se ky çmim ishte surprizë jo vetëm për të, por edhe për të gjithë ata që e mbështetën dhe e përkrahën në realizimin me sukses të temës, dhe thotë se është shumë e kënaqur për arritjen e saj. ]]>
http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=96 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=96
Internship-e në Departamentin e Shitjes dhe Shpërndarjes
Praktikantët do të trajnohen nga drejtuesit e kompanisë, duke përfshirë dhe supervizorët e departamentit të shitjes dhe do të punojnë mbi përgjegjësi reale të biznesit, të tilla si: programe tregtare, përgatitjen e seminareve, diskutime mbi buxhetin, etj.

Kërkohet motivacion dhe seriozitet për të ndjekur dhe respektuar programin, i cili këtë vit zgjat 6 muaj duke filluar nga data 15 prill 2012.

Profili:
  • Studentet më të mire të diplomuar ose në vitit e fundit të studimeve në degët ekonomik – financë, marketing, menaxhim dhe fusha të ngjashme me to) ;
  • Të zotërojnë shumë mirë anglishten dhe programet MS Office;
  • Eksperienca e mëparshme në një pozicion të tillë përbën avantazh;
  • Të jenë energjikë dhe të aftë të punojnë në grup;
Përgjegjësitë / detyrat
  • Do të asistojnë në planifikimin e aktiviteteve të shitjes dhe shpërndarjes, duke analizuar propozimet dhe duke diskutuar plan veprimet me përgjegjësit dhe bashkëpunëtorët;
  • Do të analizojnë bazat e të dhënave të konsumatorëve, burimet dhe vlerësimet e kostos dhe do të planifikojnë zbatimin e detyrave së bashku me kolegët dhe menaxherët e kompanisë;
  • Do të asistojnë në zbatimin e aktiviteteve të Shitjes dhe Shërbimit të Konsumatorëve në pikat e shitjes;
  • Do të marrin pjesë në seminare të organizuar nga partnerë të tjerë të shitjes duke luajtur rol të rëndësishëm dhe duke përgatitur raporte;
Një mundësi unike për të marrë pjesë në rritjen e organizatës dhe për të zgjeruar horizontet tuaja në një mjedis të vërtetë ndërkombëtar që mbështet zhvillimin tuaj të karrierës.

Për më tepër informacion kontaktoni me zyrën e Karrierës në UMB duke dërguar formatin standart të CV- së dhe Letrës së Motivimit, në adresën careers@umb.edu.al , deri më datën 30 mars 2012.

Rruga Sami Frashëri, Nr. 41, Tiranë;
Tel/Fax: 04 2430 333;
Cel.: 069 20 62 086
www.umb.edu.al
info@umb.edu.al ]]>
http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=87 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=87
Mundesi punesimi si agjent shitje ne kompanine New Opportunity Albania (NOA)
Detyrat / Përgjegjësitë
  • Përgjegjës për aktivitetet e kredidhënies;
  • Përgjegjës për një prezantim korrekt të ofertave të kompanisë;
  • Përgjegjës për identifikimin e nevojave të klientëve dhe ofrimin e zgjidhjeve respektive për zgjidhjen e tyre nëpërmjet ofrimit të produkteve të kompanisë;
  • Përgjegjës për ngritjen e marrëdhënieve afatgjata me klientët;
  • Të prezantojë kompaninë sipas misionit/vizionit dhe vlerave të kompanisë.
Profili
  • Të ketë aftësi mjaft të mira bindëse dhe komunikimi;
  • Të ketë aftësi mjaft të mira negociuese;
  • Të jetë i gatshëm për lëvizje në terren;
  • Të ketë diplomë universitare, preferohen studentët që janë në master;
Kërkesat
  • Preferohet të paktën një vit experiencë pune në ketë profil;
  • Të ketë njohuri të mira në planin e shitjeve të produkteve;
Lloji i Kontratës
  • Punësim me kohë të plotë sipas standartit të Kompanisë.
Për më tepër informacion kontaktoni me zyrën e Karrierës në UMB duke dërguar formatin standart të CV- së, në adresën careers@umb.edu.al ]]>
http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=90 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=90
Mbahet ceremonia e diplomimit Bachelor dhe Master te sistemit me kohe te pjesesshme
Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Marenglen Spiro, duke i përgëzuar studentët, theksoi se arritja e tyre tashmë është shndërruar në vlerë edhe për institucionin, se kjo i bënte të gjithë ata pjesë të krenarisë profesionale dhe njerëzore të UMB. Ai e përfundoi fjalën e tij me urimet më të sinqerta për të ardhmen e tyre profesionale.

Më pas vijuan shpërndarja e diplomave dhe përshëndetjet e të porsadiplomuarve. Në emër të studentëve të ciklit të parë të studimeve, përshëndeti tashmë ish studentja zonjusha Adeila Makashi dhe si përfaqësues i studentëve që kryen me sukses ciklin e dytë të studimeve, zoti Andi Bidollari.

Të ftuar nga Rektori të porsadiplomuarit në mes të entuziasmit dhe gëzimit hodhën lart kapelat, një traditë e bukur kjo tashmë edhe për shkollën tonë.

Trokitja e gotave që përmbylli ceremoninë u shoqërua me urimin :
Suksese në rrugën e gjatë të jetës, në çdo përpjekje dhe iniciativë të ardhshme, të gjithë të diplomuarve nga Universiteti ynë! ]]>
http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=157 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=157
Zyra e Karrierës në UMB - Thirrje për aplikim
"Bota e organizatave studimore (think tanks) konsolidimi i kapaciteteve të komunitetit të studiuesve të rinj"

Kjo iniciativë është konceptuar në formën e një serie leksionesh që ndërthurin aspektet teorike dhe praktike të veprimtarisë së organizatave studimore (think tank) jo-qeveritare si edhe të fokusit të tyre në kërkimin shkencor dhe të aplikuar. Në këtë kuadër, leksionet e hapura do të fokusohen në fusha të ndryshme humane dhe sociale.

Studentët që kanë mbaruar ose janë duke ndjekur aktualisht nivelin e studimeve Master (një ose dy vjeçar) në Shkencat Sociale dhe Humane mund të aplikojnë deri në datën 20 Shkurt 2012, duke dërguar një kopje të CV-së në adresën: careers@umb.edu.al

Seria e parë e leksioneve në edicionin e dytë të iniciativës, do të mbahet në periudhën 3 mars - 30 qershor 2012.

Në përfundim të serisë së leksioneve do të jepet për pjesëmarrësit që kanë ndjekur ciklin e plotë të leksioneve çertifikatë pjesëmarrjeje. ]]>
http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=70 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=70
Ceremonia e Diplomimit 2011 u mbajt më 24 shtator në sallën e madhe të Hotel Adriatik në Durrës.
Të nderuar të ftuar,

Zonja Zv Ministre e Arsimit dhe Shkencës,

Zoti President i Shoqërisë "Marin Barleti",

Antarë të Bordit të "Universiteti Marin Barleti"

Anëtarë të Senatit, Profesorë,

Të dashur studentë dhe të nderuar prindër e të afërm të tyre,

Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju uroj mirëseardhjen në këtë ceremoni kushtuar studentëve tanë diplomantë si dhe gjithë atyre që kanë kontribuar me punën, inteligjencën, kualifikimin, përkushtimin, motivacionin dhe dashurinë e tyre në shërbim të formimit cilësor, bashkohor, profesional e shkencor të këtij brezi studentësh që diplomohen sot, në përputhje të plotë me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe në zbatim të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Eshtë kënaqësi e për mua të marr fjalën në këtë ceremoni të diplomimit të studentëve, siç është, gjithashtu, kënaqësi për të gjithë ju të ftuar të nderit, antarë të Bordit, të Senatit, profesorë e pedagogë, veçanërisht studentë e prindër.

Universiteti ynë i nderuar "Marin Barleti" ju vendos me besim sot firmën e vet në diplomat e studentëve të tij, duke certifikuar kështu bindjen për formimin e tyre të saktë e bashkohor, të plotë e cilësor, të përshtatshëm me jetën aktive të vendit dhe jashtë tij. Shpresoj që këta të diplomuar të jenë të ndërgjegjshëm që kanë arritur në auditoret tona plotësimin e ambicjeve tyre për përvetësimin e dijeve të kohës dhe aftësive të shumëpritura për një jetë aktive profesionale plot me arritje e suksese; shpresoj gjithashtu, që ata të besojnë që çka arritën mes nesh është një frut edhe i vullnetit të tyre, dëshirës për arsim, dije e profesion, vëmendjes, pasionit, frymës së bashkëpunimit me profesoratin, respektit për trupën akademike; por, nga ana tjetër, të mos harroni të dashur studentë diplomantë asnjëherë përkushtimin e pedagogëve tuaj të cilët kanë lidhur suksesin e karierës së tyre me rezultatet tuaja, formimin tuaj dhe sukseset tuaja aq të shpresuara nga ne në të ardhmen. Ne jemi këtu për formimin tuaj dhe për ta arritur e realizuar atë; jemi të lumtur që e arritëm!

Institucioni ynë akademik ofron rreth 26 formime e profile të ndryshme në Bachelor dhe rreth 38 formime e specialitete përkatëse në kualifikimin Master, nga më cilësoret e kohës, të hartuara me bashkëpunime të ngushta ndërkombëtare e të zbatuara nga një profesorat i përgatitur për këtë gjë. Ai do të donte të siguronte sot ju edhe brezat e tjerë të studentëve të tij akoma në auditoret tona, brezat e tjerë të tyre që do të vijnë, vëllezër e motra tuaja, të njohur të tyre e gjithkënd tjetër me aspirata e vizione larpamëse për përgatitjen e tyre universitare, se ai synon gjithmonë larg, gjithmonë cilësi, korrektesë dhe punë të palodhur për arritje të reja, suksese e sfida të përballuara.... Së shpejti, në bashkëpunim të ngushtë me homologët e vet në Itali, Angli, Gjermani, SHBA etj. institucioni ynë realizon ciklin doktoral bashkohor të sistemit akademik, formime të reja të përbashkëta Master në shumë fusha, shkollime profesionale afatndryshme dhe ripërtëritje e përshtatje të njohurive si dhe një dinamikë programesh studimi të cilët do të jenë në gjendje t'i përgjigjen në kohë të gjitha sfidave zhvillimore të vendit dhe trilleve perspektive të kërkesave të tregut të punës.

I nderuar Zoti President i Shoqërisë "Marin Barleti",
Keni vënë në themel të kësaj vatre të dijes në Arsimin e Lartë në Shqipëri një vizion dhe një përkushtim tuajin shpirtëror të veçantë të aktivitetit tuaj shumëvjeçar si dhe preokupimin e madh për të realizuar një institucion të këtij lloji cilësor e dinjitoz; gëzoni sot frute të këtyre përpjekjeve tuaja dhe rroni të shikoni më tej vendin e nderuar që do të zenë specialistët tanë në jetën sa problematike po aq edhe të vrullëshme e të pasur të vendit tonë.

Të nderuar pjestarë të Bordit, antarë të Senatit dhe pedagogë të Universitetit,
Më lejoni t'ju respektoj në emër të studentëve, t'ju përshëndes e t'ju uroj në këtë ditë ceremoniale dhe të bukur. Midis jush shoh shkencëtarë, intelektualë, deputetë, drejtues institucionesh të rëndësishme, të graduar e titulluar me emërtime akademike, të rinj me një formim të shkëlqyer si brenda vendit ashtu dhe jashtë tij të mirëpritur midis nesh në zbatim të politikave atdhetare të "brain gain". Nëpërmjet jush, punës suaj, kujdesit, përkushtimit e shëmbullit tuaj keni dhënë një kontribut të vlerësuar në formimin e studentëve tanë të cilët, me siguri, që sot mendojnë të ndjekin udhët e hapat tuaja, por më të shpejta, më rezultative dhe perspektive në kohë të reja e kontekste të shumëllojshme.

Së fundi, të dashur studentë,
Nuk do të jetë hera e fundit që flasim e komunikojmë së bashku. Në institucionin tuaj ku ju u formuat sipas dëshirave, vullneteve, aspiratave e aftësive tuaja ju do të gjeni kurdoherë bashkëpunëtorë, këshilltarë, mësues, kolegë ndonjëherë dhe oponentë të cilët nuk ju harrojnë dhe për të cilët puna e ndihma me e për ju është kthyer në një natyrë të dytë. Ju mirëpresim gjithmonë mes nesh për të kontribuar së bashku edhe me realizimet dhe eksperiencat tuaja të reja në formimin sa më të lartë të brezave që vijnë pas jush si dhe në zhvillimet e ardhme të vendit.

Sidoqoftë, të dini që ju diplomojmë sot pasi konsiderojmë që jeni plotësisht të aftë për një karierë profesionale tuajën të gjatë, të suksesëshme e prosperë; kemi bindjen që dita fort e afërme e antarësisë së Shqipërisë në Komunitetin Europian juve do t'ju gjejë të ditur, të aftë, të mësuar, të kultivuar e të kulturuar, për të qënë përfaqësues të denjë të vendit tonë në bashkëpunimin dhe garën, në lidhjet dhe konkurencën, në diskutimet dhe realizimet, në projekte dhe shpikje, në punime, botime, drejtime institucionesh, udhëheqje politike, projekte të së ardhmes së bashku me homologët tuaj europianë, në interes të vendit, të përparimit të tij në fushat e ekonomisë, shkencës, jetës sociale, politike e juridike, të demokracisë e zhvillimit tërësor ekonomik e shoqëror.

Ju uroj sot nga zemra një jetë profesionale plot me punë e realizime si dhe një jetë të gjatë, shumë të gjatë aktive dhe të suksesëshme!]]>
http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=120 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=120
Thirrje për praktikë tek EMA Lëvizja Evropiane në Shqipëri (EMA) ka hapur thirrjen për praktikë, gjatë periudhës së verës. Ftohen të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë sa më parë, për të përfituar mundësinë që të ndjekin një praktikë intensive pranë zyrave të EMA-s, e cila ka si qëllim njohjen nga afër me sektorin e organizatave jo qeveritare dhe familjarizimin me praktikën e punës. Nga aplikimet e ardhura në adresën e EMA-s do të përzgjidhen një ose dy aplikantë të cilët gjatë periudhës së praktikës do të asistojnë stafin e EMA-s në: zbatimin e projekteve të ndryshme, punë kërkimore, përgatitjen e publikimeve, menaxhimin e webpage-it, shkrimin e artikujve si dhe të tjera detyra në varësi të interesave të praktikantit.

Praktikantëve i ofrohet mundësia që të kenë akses në dokumente dhe publikime të cilat do ti mundësojnë njohje më të mirë të procesit të integrimit Evropian të vendit si dhe me politikat e Bashkimit Evropian. Krahas vënies në dispozicion të bibliotekës së EMA-s e cila përmban një numër të konsiderueshëm publikimesh në fushën e studimeve Evropiane, praktikantët do kenë mundësinë që të bëhen anëtarë të rrjetit të European Movement International. Kjo do të rrisë kontaktet dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale.

Studentët që janë të interesuar të marrin pjesë duhet të përmbushin këto kritere:
  • Të jenë të paktën në vitin e 3 të studimeve universitare;
  • Të zotërojnë njohuri të mira kompjuterike dhe të gjuhës angleze;
  • Të jenë të aftë të punojnë në grup si dhe individualisht.
Studentët e interesuar duhet të paraqesin një CV si dhe të shprehin qëllimet dhe interesat e tyre të pjesëmarrjes në këtë praktikë. Presim sugjerimet tuaja për ide që mund të kenë ndikim pozitiv në zhvillimin e kësaj eksperience. Nga kandidaturat e paraqitura do të përzgjidhen një ose dy kandidatë që plotësojnë kërkesat e mësipërme si dhe aplikojnë të parët.

Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën e postës elektronike të EMA-s: info@em-al.org ]]>
http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=111 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=111
Zyra Alumni - OFERTA PUNËSIMI
  • Specialist për Sektorin e Individëve Privatë
    Qyteti: Tiranë
    Vende vakante: 1
  • Të dhëna mbi kompaninë: Institucion financiar që fokusohet në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese të vogla dhe të mesme, në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim.
    Kërkohet të punësohet në Zyrat Qendrore një Specialist për Sektorin e Individëve Privatë

    Detyrat:
    • Përgjegjës për rezultatet e biznesit lidhur me klientët pagamarrës në ProCredit
    • Monitorimi i zhvillimit të portofolit, për t'i ofruar këtij target-grupi produktet dhe shërbimet e nevojshme
    • Monitorimi i aplikimeve dhe mbështetja e degëve për gjenerimin e kërkesave për produktet
    • Monitorimi i rezultateve të këtij target-grupi dhe mbështetja e degëve sipas nevojave
    • Analizimi i zhvillimit të tregut dhe propozimi i ndryshimeve në procedura, produkte ose kushtet e ofruara për ta
    • Analizimi dhe vlerësimi i përfitueshmërisë së klientëve, si dhe propozimi dhe sugjerimi i strategjive dhe veprimeve për rritjen e përfitueshmërisë
    Kualifikimet
    • I interesuari duhet të ketë minimumi diplomë universitare, preferohet në ekonomi
    • Aftësi shumë të mira negociuese dhe analitike
    • Aftësi të mira ndikuese dhe komunikuese, organizative dhe ndërpersonale
    • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe njohuri kompjuterike
    Dokumentet e aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen pse mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën standarde të CV-së dhe një deklaratë, në të cilën shpjegohet motivimi për aplikim. Aplikimet brenda datës 10 qershor 2011 pranë Alumni dhe "Zyra e Karrierës"



    2. Drejtor Marketingu
    Qyteti: Tiranë
    Vende vakante: 1

    Të dhëna mbi kompaninë: Kompani serioze me objekt veprimtarie "Import, furnizim, montim të pajisjeve elektrike dhe elektronike", me një eksperiencë shumëvjeçare në tregun shqiptar, ofron një vend pune për Drejtor Marketingu. Pozicioni është për të interesuarit e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë (preferohet drejtimi/ specializimi Marketing)

    Detyrat
    • Të interesuarit duhet të jenë të diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Biznesit
    • Përvoja përbën avantazh
    Kualifikimet
    • Njohuri të mira të paketës  MS Office
    • Anglishte e rrjedhshme
    Aplikoni sa më parë pranë Alumni dhe "Zyra e Karrierës"

    Për më tepër informacion
    e-mail:
    alumni@umb.edu.al
    karriera@umb.edu.al]]>
    http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=108 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=108
    Konkurs për esenë më të mirë!
    Studentët që do të paraqesin esetë më të mira, do të vlerësohen nga një grup i posaçëm pedagogësh dhe ekspertësh të fushës së Administrimit Publik. Për fituesit e konkursit janë përcaktuar shpërblimet e mëposhtme:
    • Çmimi i parë: 500 Euro
    • Çmimi i dytë: 300 Euro
    • Çmimi i tretë: 200 Euro
    Ndërkaq, dhjetë esetë e përzgjedhura do të botohen në një numër të veçantë të revistës së DAP. Esetë do të jenë të mirëpritura nga çdo student, pavarësisht degës në të cilën studion dhe vitit të studimit.

    Kërkesat për esenë:
    • Të përmbajë jo më shumë se 3000 fjalë
    • Formati i germës duhet të jetë Times New Roman dhe madhësia 12 pt
    • Hapësira ndërmjet rreshtave duhet të jetë 1.5
    • Të mos jetë publikuar më parë
    Afati i përfundimit:
    Esetë duhet të dërgohen brenda datës 10 qershor 2011, me postë elektronike në adresën:
    karriera@umb.edu.al ose dekst@umb.edu.al ]]>
    http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=92 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=92
    Këshillim me prag-diplomantët Bachelor në lidhje me programet Master të Shkencave
    Drejtuesit e takimit ishin Dekani i Studentëve Msc. Elona Bano, përfaqësuesja e Zyrës "Alumni dhe Karriera" Ma. Fatjona Qurku, të cilat sollën në vëmendje të studentëve risitë dhe shërbimet e funksionet e zyrës "Alumni dhe Karriera", por edhe Koordinatorja e Departamentit të Çështjeve Publike Ma. Eurona Leka e pedagogë të tjerë, që folën për specifika legjislative apo të një programi specifik Master. Kështu, nën një vështrim paralel u analizuan të gjitha mundësitë e karrierës, punësimit dhe formimit të mëtejshëm akademik të studentëve, në përputhje si me programet akademike që ofron UMB ndaj atyre që duan të vijojnë me formimin akademik apo profesional, ashtu edhe me interesat personale të çdo studenti. ]]>
    http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=93 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=93
    "Discover the Vodafone Opportunities" në UMB
    Ssudentët e Universitetit u njohën me kriteret që duhet të përmbushin për të qenë pjesë e programit dhe këto kritere konsistojnë në një mesatare të lartë studimi (mbi 8) dhe njohuri mjaft të mira të gjuhës angleze.

    Gjithashtu, studentët u njohën me llojet e testeve, të cilat duhet t'i kalojnë me sukses, në mënyrë që të jenë pjesë e këtij programi. Testet janë 3 llojesh:
    • Intervista "online testing", të cilën disa prej studentëve e zhvilluan
    • Testi logjik që njihet ndryshe edhe si testi me diagrame dhe mbahet si më i rëndësishmi
    • Testi verbal
    Pasi të kalohen me sukses këto teste studentët do t'i nënshtrohen stadit të dytë të intervistave, i cili cila do të organizohet në formë aktiviteti nga vetë menaxherët e Vodafone.

    Nga studentët e intervistuar u përzgjodhën për të vazhduar më tej Harolda Malaj (Shkenca Politike, viti III) dhe Taulant Ruçi (Menaxhim Biznesi, viti III).

    Ndërsa studentët Armela Memaj, Edvin Koxhaj (Shkenca Politike, viti III ) dhe Antonio Mara (Menaxhim Biznesi, viti II) u përzgjodhën si kandidatë potencialë, për t'u punësuar jashtë programit në fjalë, në sektorë të tjerë të kompanisë.]]>
    http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=91 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=91
    Zyra Alumni - OFERTA PUNËSIMI
    Philip Morris Albania sh.p.k., një filial i Philip Morris International, kompania lider në industrinë e duhanit, me të cilën Universisteti Marin Barleti po përfundon nënshkrimin e një kontrate bashkëpunimi.

    Na dërgoni aplikimin tuaj për këto pozicione:

    1. Praktikant në Departamentin e shitjeve dhe shpërndarjes
    Qyteti: Tiranë
    Vende vakante: 3
    Part-Time për 3 muaj në Tiranë në zyrat e Philip Morris sh.p.k., duke filluar nga qershori 2011.

    Ky pozicion është për të interesuarit që kërkojnë të përfitojnë dhe të zhvillojnë njohuritë në Departamentin e shitjes dhe shpërndarjes, në mes të një mjedisi pune ndërkombëtar dhe grupe të ndryshme ndër-kulturore.

    Detyrat:
    • Praktikanti në Departamentin e shitjes dhe shpërndarjes do të mbledhë informacion dhe do të analizojë zgjidhjet.
    • Do të mbështesë shitjet globale të biznesit dhe aplikimin e marketingut, brenda kohës së përcaktuar.
    • Do të ndihmojë në territorin e shitjeve.
    • Do të jetë përfaqësues në punë udhëheqëse / projekte dhe do të bëjë koordinimin e brendshëm / jashtëm të burimeve që janë caktuar në këto aktivitete.
    • Praktikanti do të jetë i ekspozuar në një mjedis ndërkombëtar me një diversitet të lartë të kontaktesh, procesesh dhe dokumentesh.
    Kualifikimet:
    • Të interesuarit duhet të jenë studentë të Fakultetit të Ekonomisë, Marketingut, Menaxhimit apo Administrim Biznesi
    • Përvoja në shitje përban avantazh, por nuk është thelbësore
    • Njohuri të mira të paketës MS Office
    • E folur e rrjedhshme e gjuhës angleze
    Aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 30 prill 2011


    2. Përfaqësues i Territorit të shitjes (TSR)
    Qyteti: Durrës
    Vende vakante: 1
    Full-Time

    Ky pozicion është për të interesuarit që dëshirojnë të punojnë në një grupe dinamike ndërkombëtare, në një mjedis që ofron trajnime të mëtejshme dhe të vazhdueshme, si dhe mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e karrierës, një paketë konkurruese kompensimi.

    Detyrat:
    • Përfaqësuesi i Territorit të shitjeve planifikon, zhvillon dhe zbaton aktivitetet e shitjes në një territor të përcaktuar, në zonën e Durrësit
    • Perfaqësuesi i Territorit të shitjeve është përgjegjës për rezultatet e biznesit të këtij territori.
    • Ai viziton konsumatorët, duke negociuar marrëveshjet e partneritetit, ndërton marrëdhënie afatgjata me klientët, të cilët funksionojnë si një partner biznesi konsultativ
    • Ndërton baza datash për të gjithë pikat e shitjes dhe harton raporte të detajuara brenda afateve të dhëna.
    • Qëndron i informuar në zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja.
    Kualifikimet:
    • I interesuari duhet të ketë minimumi diplomë universitetare, preferohet në ekonomi/marketing
    • Duhet të ketë minimumi 1 vit përvojë të suksesshme në terren si përfaqësues shitjesh
    • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
    • Të ketë aftësi të mira kompjuterike, duke përfshirë edhe paketën MS Office
    • Të njohë rajonin e Durrësit
    • Të zotërojë leje automjeti prej të paktën 2 vjetësh
    • Të jetë shtetas shqiptar
    Aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 27 prill 2011


    Për më tepër informacion kontaktoni më Alumni dhe "Zyra e Karrierës"
    Email:
    alumni@umb.edu.al
    karriera@umb.edu.al ]]>
    http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=86 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=86
    Të zgjedhësh profesionin tënd - leksion të hapur me Znj. Ariana Tushi Leksioni kryesisht kishte të bënte me faktin se si ndiqet një politikë rekrutimi në bankën BKT. "Një përzgjedhje e duhur e vendit të punës" - theksoi zonja Ariana - " ka të bëjë me një përzgjedhje të duhur nga secili prej jush, të punëdhënësit të ardhshëm".
    Ajo u paraqiti studentëve një pasqyrë të realitetit bankar duke filluar që nga historiku i krijimit të BKT-së, misioni, performancat e bankës, cmimet e fituara, motivimi për të punuar në BKT, kapitali njerëzor i bankës etj...
    Sudentët u njohën gjithashtu me politikat e burimeve njerëzore, strukturat dhe sektorët përbërës dhe ajo që ishte më në interes të tyre se si bëhet një politikë rekrutimi, fazat testuese nëpër të cilat çdo kandidat duhet të kalojë para se të punësohet.
    "Gjithashtu të punosh në bankë do të thotë, të zgjedhësh vetë karrierën tënde dhe mbi të gjitha ta rritës atë" - tha në përfundim të këshillave të saj Znj Ariana . ]]>
    http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=50 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=50
    Ligën e Kampionëve EBC*L 2010- Një konkurs i madh ndërkombëtar për Edukimin mbi Sipërmarrjen.
    Ligën e Kampionëve EBC*L 2010- Një konkurs i madh ndërkombëtar për Edukimin mbi Sipërmarrjen. Ju lutemi të shihni me interes pjesëmarrjen e institucionit tuaj, që mund të përfaqësohet me një numër të pakufizuar pjesëmarrësish në këtë veprimtari të rëndësishme lidhur me edukimin mbi sipërmarrjen. Duke qenë një aktivitet i mbështetur nga Komisioni Evropian, Ambasada Austriake dhe PARSH, pjesëmarrja në të është falas. Në vijim jepet një informacion i përgjithshëm për organizimin e këtij aktivitetit dhe për vetë sistemin EBC*L, ndërsa në materialin bashkëngjitur ju lutemi të gjeni informacionin e hollësishëm lidhur me rregullat, procedurën dhe mënyrën e organizimit të tij.

    Liga e Kampionëve EBC*L 2010 do të zhvillohet në dy faza:
      • Faza e Konkursit Kombëtar do të zhvillohet më 14 Dhjetor 2010 në Tiranë.
      • Faza e Konkursit Ndërkombëtar do të jetë më 20-21 Janar 2010 në Vjenë.
    Faza kombëtare në Shqipëri organizohet dhe bashkëfinancohet nga: PARSH - Përfaqësia Kombëtare për EBC*L, nën kujdesin e Ambasadës Austriake në Tiranë.

    Janë të ftuar të marrin pjesë në këtë konkurs të veçantë ndërkombëtar Nxënës, Studentë dhe Individë sipërmarrës apo të punësuar nën 30 vjeç, që duan të provojnë njohuritë që kanë në fushën e sipermarrjes në tematikat specifike:
      • E Drejtë Biznesi
      • Kontabiliteti
      • Llogaritja e Kostos dhe e çmimit
      • Objektivat e Biznesit dhe Treguesit e Menaxhimit
      • Qëllimet, Metodat dhe Instrumentet për Hartimin e Planit të Biznesit

    Pjesëmarrja dhe vlerësimi në Ligën e Kampionëve është më shumë se fitorja në një konkurs. Të gjithë pjesëmarrësit në vitet e mëparshme kanë vlerësuar se ky konkurs në vetvete, i organizuar në nivel kombëtar apo ndërkombëtar, është kthyer në një përvojë të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme.
    Për t'u kualifikuar për pjesëmarrje në konkursin kombëtar të interesuarit duhet të kryejnë më parë testin online dhe të arrijnë rezultate sa më të larta. Për të kryer testin mjafton të klikoni në adresën http://www.ebcl.eu/ChampionsLeague/Champions_League_al_2010/quiz.htm

    Pjesëmarrja në konkursin kombëtar dhe ndërkombëtar është falas.
    EBC*L - European Business Competence* Licence, është konfirmuar si një standard ndërkombëtar i edukimit mbi sipërmarrjen, e pranishme në 31 vende dhe e akredituar nga ekonomia ndërkombëtare. Ajo certifikon saktësisht njohuritë kyçe në biznes, që janë të nevojshme për menaxhimin apo pjesëmarrjen në biznes.Për pyetje dhe sqarime të mëtejshme vizitoni faqen e internetit www.ebcl.eu/ChampionsLeague ose kontaktoni me organizatorët në adresat office@parsh.org.al, info@parsh.org.al ose info@ebcl.al, ose në numrat e telefonit 04 2257477 dhe 2259494.
    -----------------------------------------------------------
    Sokol Avxhiu, M.A.
    Head of Office
    PARSH - Project: Adult Education in Albania
    Rr. "Bogdani", P.7/5A
    P.O.BOX 8153
    Tirana, Albania
    Phone: +355 4 225 74 77 - +355 4 225 94 94
    Fax: +355 4 225 74 76
    Email: savxhiu@parsh.org.al
    Web: www.parsh.org.al
    ]]>
    http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=7 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=7
    Të zgjedhësh profesionin tënd - leksion i hapur me Z. Adrian Thano Pikërisht në kuadwr të bisedave "Cili do të jetë profesioni im?" të organizuara nga zyra Alumni dhe Zyra e Karrierës, në UMB, për herë të parë u ftua drejtori i gazetës Shekulli, Z. Adrian Thano.
    Ky leksion i hapur për të gjithë, u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi, shkëmbimi idesh, pyetje - përgjigje. Po aq interesante sa përgjigjet e një profesionisti ishin edhe pyetjet e studentëve. Ata kryesisht ishin të interesuar për informacion më të detajuar se si bëhet rekrutimi në një gazetë, cilat cilësi merren për baze, a ndikojnë notat e marra gjatë fakultetit në punësim, cilat janë kategoritë e punësimit në një gazetë etj.
    Adrian Thano, një profesionist i vërtetë në fushën e tij, u paraqiti studentëve një panoramë të gjerë mbi rregullat e punësimit në gazetë, gjithashtu ai iu përgjigj pyetjeve të tipit : cilat janë strukturat e kontrollit të informacionit, nga ndryshojnë analistët gazetarë nga gazetarët e mirëfillëe, cfarë vendi zë gazeta Shekulli si gazetë kombëtare, cila është e ardhmja e gazetës.
    Ai bëri gjithashtu një analizë të strukturimit standart të gazetave në Shqipëri, ku secila i kushton një hapesire të konsiderueshme aspektit politik. Te njwjtwn pwrmbajtje ka dhe gazeta Shekulli , të cilwn ai së shpejti ka në plan ta reformojë.
    Reforma do të konsistojë në bazë të përgjigjeve të dy pyetjeve për informacionin ; Pse? dhe ëhat next?....
    Keshtu shekulli sipas tij do te ndahet ne 3 zona te medha :
    • sektori shkurt ( i cili do të zërë 10 % ) ku gjithshka do të thuhet shkurt
    • sektori i thellë ( i cili do të zërë 25 % ) ku përfshin një subjekt i cili do të trajtohet gjeresisht
    • sektori jetë ( i cili do të zërë 65 % ) në të cilin do të përfshihen subjekte të fushave të ndryshme të pavarura nga institucionet përkatëse.
    Ai i kushtoi shumë rëndësi faktit që jo vetëm gazeta e tij, por të gjitha gazetat duhen ndryshuar, reformatuar jo vetem si pasojë e rënies së shitjeve, e mangësive të burimeve njerëzore por edhe për të pasqyruar një informacion të papolitizuar tek qytetarët ]]>
    http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=49 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-news?id=49
    Eja të marrësh pjesë dhe të ballafaqohesh me Profesionistë të suksesshëm nga bota e punës dhe fusha që të tërheq. Eja të marrësh pjesë dhe të ballafaqohesh me Profesionistë të suksesshëm nga bota e punës dhe fusha që të tërheq.
    Cikli vjetor i takimeve "çfarë Profesioni të Zgjedh?" është konceptuar pikërisht për ty: për t'u njohur me profesionet e ndryshme, me kompetencën dhe ekspertizën që kërkohet dhe me shumë çështje të tjera, njohja e të cilave do të të ndihmojë në një nga zgjedhjet më të rëndësishme të jetës tënde: Profesionin.

    Jeni të Ftuar. Pjesëmarrja është e lirë ...
    të hënën, 1 nëntor 2010, ora 12:00, salla A24.
    Aktivitet i organizuar nga ZYRA ALUMNI & ZYRA E KARRIERES.]]>
    http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=6 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=6
    Prezantimi i programit YES prane Universitetit Marin Barleti http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=5 http://alumni.umb.edu.al/view-page/read-event?id=5